Flash News

KRYESORE

Video/ Tirana në ‘shtetrrethim’, policia në panik s’lejon qytetarët të kalojnë pa kartë ID te pedonalja

Video/ Tirana në ‘shtetrrethim’, policia në panik

Pak orë para nisjes së protestës së opozitës, policia ka marrë një plan të rreptë masash pranë godinës së parlamentit, duke vënë Tiranën në një gjendje shtetrrethimi.

Veç zbarkimit të rreth 800 forcave policore dhe bllokimit të disa zonave, qytetarët nuk janë lejuar të kalojnë lirshëm në zonën e pedonales që ndodhet pranë Kuvendit.

Siç duket edhe nga video, dhjetëra forca policie mbajnë të rrethuar pedonalen mes Galerisë së Arteve dhe Minisitrisë së Brendshme.

Madje, policia u merr kartat e identitetit qytetarëve që kërkojnë të kalojnë në këtë rrugë.

Kujtojmë se përkundër masave ekstreme të marra nga policia, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm në seancën plenare. Nuk dihen arsyet, por në media është raportuar se Rama do të udhëtojë drejt Italisë ku do të ketë takime me disa biznesmen vendas.

Nuk është hera e parë që kreu i qeverisë lë Tiranën, para protestës së opozitës. E njëjta gjë ndodhi me tubimin e 16 shkurtit, ku ai u shkoi ne Vlorë në një takim me sipatizantët socialit, që u cilësua gjërësisht si një anti-miting.

Të fundit