Flash News

KRYESORE

Video/ Tirana i shpëton zjarrit që ra në Sharrë, zjarrfikësit në betejë 24 orëshe

Video/ Tirana i shpëton zjarrit që ra në Sharrë,

Tirana ka shpëtuar falë ndërhyrjes së zjarrfikësve nga tymi i dëmshëm që rrezikonte të mbulonte qytetin si pasojë zjarrit që ra në landfillin e Sharrës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe ndërhyrja e zjarrifkëses ka qenë e menjëhershme.

Zjarrfikësja e Tiranës është përballur me një situatë të pazakontë pasi ka qenë në aksion përgjatë 24 orëve.

“Tirana shpëtoi nga tymi tejet i dëmshëm i zjarrit që ra sot në orët e para të mëngjesit në landfildin e Sharrës.  Kjo falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve, të cilët kaluan një 24 orësh plot me zjarre dhe pa pushim”, thuhet në njoftim.

Një tjetër vatër zjarri u shfaq mbrëmë në parkun e Dajtit, por që nuk ka rrezikuar bizneset aty pranë.

 

Të fundit