Flash News

KRYESORE

Video: Trabzonspori shumë i fortë, Partizani e pëson nga mbrojtja

Video: Trabzonspori shumë i fortë, Partizani e pëson nga mbrojtja

Partizani e ka nisur me humbjen e epokën nën drejtimin e Adolfo Sormanit. Ekipi kampion humbi me rezultatin minimal ndeshjen e parë kundër Trabzonsporit me 1-0. Skuadra e kuqe nuk ia doli t'i dhuronte kënaqësi në rikthim teknikut italian.

"Demat" e nisën ndeshjen me një 4-3-3 duke hequr dorë nga skema 3-5-2 e Franco Lerdës. Ekipi i kuq e pësoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 22'. Ish-lojtari i Liverpoolit, Daniel Sturridge çau mbrojtjen me një pasim përfekt për Sorloth.

Lojtari vendas ndali mjaft mirë sferën dhe me një goditje të saktë mposhti portierin Alban Hoxha. Ky i fundit u detyrua të nxirrte topin nga rrjeta. Nuk ndryshoi asgjë në pjesën e dytë përveç lëvizjeve të shumta.

https://streamable.com/c581m

Të fundit