Flash News

KRYESORE

Video/ Tym e flakë pranë TEG, digjet makina në ecje, shpëtohen në kohë dy fëmijë të vegjël

Video/ Tym e flakë pranë TEG, digjet makina në ecje,

Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në segmentin rrugor Sauk-rrethrrotullimi TEG-ut në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, automjeti tip “Benz” me targë AA 542 SN, me drejtues shtetasi F. P ka marrë flakë ne ecje.

Fatmirësisht, udhëtarët në automjet, përfshirë edhe dy fëmijë të vegjël janë nxjerrë në kohë nga makina, e cila është shkrumbuar plotësisht në mes të rrugës.

Dyshohet paraprakisht se shkak i zjarrit në makinë ka qenë një shkëndijë elektrike.

Informacioni paraprak 

Më datë 12.05.2018, rreth orës 10:10, në segmentin rrugor Sauk-rrethrrotullimi Tegut, mjeti me targë AA 542 SN, me drejtues shtetasi F. P., ka marrë flakë gjatë lëvizjes, ku për pasojë mjeti është djegur plotësisht.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.

Të fundit