Flash News

KRYESORE

Video/ “U kape me tender korruptiv”, Rama detyron gazetarin: Jam kryeministri, kërko falje ose iki nga studio

Video/ “U kape me tender korruptiv”, Rama detyron gazetarin: Jam

Kryeministri Edi Rama u përplas me gazetarin Robert Rakipllari, ndërsa ky i fundit i dha si shembull rastin e anulimit të tenderit të Unazës së Re, i cili rezultoi se i ishte dhënë një kompanie fantazmë.

Në debat e sipër, Rama i kërkon gazetarit t’i kërkojë ndjesë, ose në të kundërt do të ikte nga studio.

Debati:

Rakipllari: U kape me një rrugë tjetër në Unazën e Re

Rama: Në qoftë se flet kështu, unë iki nga studio

Rakipllari: Si po flas?

Rama: Ti nuk me thua dot mua ‘ti u kape’, unë jam këtu kryeministri i Shqipërisë. Ti do e tërheqësh tani në këtë moment e do  kërkosh ndjesë për këtë.

Rakipllari : Një ent publik, i drejtuar nga ju është kapur se i kishte dhënë 40 mln euro një kompanie fantazmë.

Rama: Edhe një herë, këtu, këtu

Rakipllari : E tërhoqa pra, e tërhoqa, por nuk kërkoj ndjesë për asgjë

Rama: Atëherë nuk kam më asnjë arsye të të përgjigjem ty, nëse nuk ke burrërinë të kërkosh ndjesë për një gabim që bën...

Rakipllari: Nuk ishte gabim, ishte lapsus.

Rama: Ky është momenti që të kuptohet se jeni të përfshirë komplet në një rrugë paragjykimi, u kape, s’u kape...Nuk i shmangem asnjë pyetje, por është e patolerueshme që një gazetar t’i thotë kryeministrit ‘ti u kape.

Video: Debati pas ’01.40 minuta:

Të fundit