Flash News

KRYESORE

Video/ U nominua si fanse besnike e ekipit NBA, gruaja e gazetarit shqiptar fiton makinën luksoze në SHBA

Video/ U nominua si fanse besnike e ekipit NBA, gruaja e gazetarit shqiptar
Një grua me origjinë nga Kosova është shpallur fituese nga ekipi i basketbollit në SHBA, si fanse besnike e për këtë është shpërblyer me një makinë luksoze të tipit “Honda”. Tone Gashi është shpallur fituese e makinës nga Brooklyn Nets, pasi i biri, Egzoni e kishte nominuar në këtë konkurs, që shpërblen fansat që përkrahin vazhdimisht ekipin. Ekipi i basketbollit nga New York, që bën pjesë në garat e NBA-së, ka zgjedhur një “Honda” ngjyrë blu Gashin, e cila njihet edhe si gruaja e gazetarit të RTK-së, Sylejman Gashit, i cili ndodhet prej disa vitesh në koma. “Ky adhurues i ekipit Brooklyn Nets e nominoi të ëmën për ta fituar një veturë të re të tipit ‘Honda’ për ta falënderuar për punën e zellshme që e ka bërë për t’ia realizuar ëndrrat”, thuhet në faqen zyrtare të Instagram Brooklyn Nets.

Të fundit