Flash News

KRYESORE

VIDEO/ U përcoll si hero pas 43-vitesh shërbim, Policia e Tiranës i kërkon me ngulm dhuratën e Saimir Tahirit

VIDEO/ U përcoll si hero pas 43-vitesh shërbim, Policia e Tiranës

Xhemil Haluli u përcoll si hero sepse i shërbeu për 43 vite ligjit dhe për këtë arsye eprorët e tij i bënë një surprizë që ta mbante mjetin me të cilin ai ishte përpjekur ndershmërisht që çdo ditë të jetës së tij të vinte rregull në trafikun e rrugëve të Tiranës.

Por shihni si trajtohet ky hero i policisë dhe zbatimit të ligjit nga komisariati i Policisë Rrugore të Tiranës. Vetë atij i tregohet ligji një më një, a thua se e ka shkelur ai dhe i kërkohet që dhurata t’i kthehet mbrapsht me urgjencë komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës. Para dy javësh, Xhemil Haluli u njoh me këtë shkresë të Policisë Rrugore të Tiranës, ku me një tekst kërcënues i kërkohet të paraqitet brenda 5 ditësh në komisariat për të dorëzuar motorin, në të kundërt i thuhet se do të jetë ai që  do ta paguajë motorin në vlerën e 1.7 milionë Lekëve.

Ja se çfarë thotë shkresa: “Të merren masa të menjëhershme për të marrë në hyrje motomjetin tip Guz 750 me targa policia 675 me vlerë 1 milionë e 739 mijë lekë nga ish-punonjësi i policisë Xhamal Haluli, i cili është dhënë në kundërshtim me ligjin. Në zbatim të rekomandimeve të mësipërme duhet të paraqiteni pranë komisariatit rajonal të policisë rrugore brenda 5 diteve për dorëzimin e motomjetit të mësipërm, në të kundërt do të ndiqen të gjitha procedurat ligjore për arkëtimin e vlerës së mësipërme”./Tv Klan/ 

 

Të fundit