Flash News

KRYESORE

Video/ U përfol si shqiptaro-amerikani që promovon Shqipërinë me muzikë, Big Cruz qenka djali i deputetit të PS

Së fundmi, të gjitha mediat rozë në vend i kanë dedikuar një hapësirë të veçantë talentit më të ri shqiptaro-amerikan, i cili në klipin e tij të fundit ka promovuar edhe atraksionet turistike në Shqipëri, kryesisht Sarandën dhe Vlorën.

Big Cruz, i cili ka emigruar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës që në vogëlinë e tij, publikoi klipin e tij me titulli “Look Back”.

Por edhe pse me një emër arti, talenti shqiptar duket se nuk është edhe aq i panjohur.

Ai quhet Devi dhe është djali i deputetit të Partisë Socialiste, Fidel Ylli.

Pas përfundimit të xhirimeve, ai është larguar sërish drejt Amerikës ku edhe pret të lidhë kontrata me kompani të mëdha muzikore amerikane. Ai është ende duke vlerësuar mundësitë me cilët kompani do që të bashkëpunojë ndërkohë që janë tre të tilla që presin përgjigje nga ai.

Një prej tyre është “Roc Nation” kompania e cila drejtohet nga Jay Z. Tjetra është “Universal Music Group, Republic Records” kompania që ka në menaxhim Justin Bieber, Rihann-en, Lady Gaga e shumë artistë të tjerë.

Të fundit