Flash News

KRYESORE

VIDEO/ U qëllua nga pronari, deputeti italian i shkon me pankartë në spital hajdutit shqiptar: Sa na kushtoi krimi yt

VIDEO/ U qëllua nga pronari, deputeti italian i shkon me pankartë

Të shumta janë rastet kur shqiptarët arrestohen ose shpesh qëllohen për vdekje nga pronarët italianë në tentativë për vjedhje.

Eurodeputeti italian Angelo Cioça i Partisë së Djathtë “Lidhja”  ka shkuar në spitalin ku ndodhej 26 vjeçari shqiptar Stef Tuci, i cili mbeti i plagosur me armë teksa vidhte një vilë.

Pronari i vilës, 56 vjeç e ka qëlluar me armë duke e plagosur në këmbë të riun por po hetohet në kushtet e një plagosjeje me qëllim vetëmbrojtjen. Sakaq, parlamentari italian i ka shkuar në spitalin e San Matteos shqiptarit bashkë me një pankartë ku shkruhej “Krimi yt na ka kushtuar 6500 euro”. Gjithë këtë Angelo Cioça e ka ndarë edhe në rrjetet sociale me ndjekësit e tij.

“Ky shqiptar, është pa leje të rregult qëndrimi në Itali, është një kriminel që ka ardhur vetëm për të grabitur. Ne, qytetarët e shteti italian pas gjestit të tij kriminal prej 10 ditësh po e kurojmë në një nga spitalet më të mira të territorit të Lombardisë, me një shpenzim prej 6500 euro. Ky zotëri, duhet të na kërkojë falje e të kthehet në vendin e tij”, ka deklaruar deputeti, i cili shton më tej se Italia ka nevojë për njerëz që punojnë dhe jo që bëjnë krime.

Të fundit