Flash News

KRYESORE

VIDEO: United i jep një shpullë golash LASK-ut, Basel shokon gjermanët

VIDEO: United i jep një shpullë golash LASK-ut, Basel shokon

Manchester United sot fitoi 5-0 në fushën e LASK Linz dhe me këtë fitore “Djajtë e Kuq” janë me një këmbë në raundin tjetër të Europa League.

Golat e anglezëve u shënuan nga Ighalo, James, Mata, Greenwood dhe Pereira, të cilët e kthyen në stërvitje ndeshjen në Austri.

Në Gjermani Basel i rezervoi një surprizë Frankfurtit duke fituar 3-0. Legjionari kuqezi Xhaka luajti titullar, ndërsa golat u shënuan nga Campo, Bua dhe Frei.

Në Turqi, ndryshe nga dy ndeshjet e lartpërmendura, u luajt me tifozë. Basaksehir bëri detyrën duke fituar 1-0 sfidën e parë përballë Copenhagen-it. Ekipi turk iu fal golit të Visca dy minuta para fundit të takimit kundër danezëve.

Të fundit