Flash News

KRYESORE

Video/ Valdrin Pjetri i përgjigjet PD-së: Jam i hapur për çdo lloj verifikimi, duket si gjyq publik

Video/ Valdrin Pjetri i përgjigjet PD-së: Jam i hapur për

Kryebashkiaku i ri i Shkodrës, Valdrin Pjetri, tha se është i hapur për çdo verifikim pas akuzave të PD-së dhe kërkesës së bërë në prokurori, për të verifikuar nëse ai ka fshehur te kaluarën në formularin e dekriminalizimit.

Pjeti hodhi poshtë akuzat e opozitës, ndërsa theksoi se ai ka qenë disa herë në Itali, por nuk ka pasur asnjëherë arrest apo gjykim.

" Është e vërtetë që gjatë javës së fundit kam qenë në qendër të sulmeve. Unë kam thënë se jam i hapur për çdo lloj verifikimi. Ky ngjan më shumë me një gjyq publik se me diçka tjetër. Asgjë nuk më ndal të punoj për bashkinë e Shkodrës, të bëjmë përpara. Unë kam qenë disa herë në Itali. Asgjë nuk është e vërtetë. Mund të kontrolloni sistemin TIMS. Shkresa tashmë është në prokurori. Presim përfundimet. Nuk kam pasur asnjë gjykim apo arrest. ", tha Pjetri për mediet në Shkodër.

Të fundit