Flash News

KRYESORE

Video/Vetëm 5 ditë nga nisja e mësimit, Shahini publikon rregullat e hyrjes dhe daljes nga shkolla

Video/Vetëm 5 ditë nga nisja e mësimit, Shahini publikon

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, ka publikuar së fundmi një video sensibilizuese mbi mënyrën e hyrjes dhe daljes në ambientet e shkollës, teksa ndodhemi vetëm pak ditë larg nisjes së mësimit.

Në videon e publikuar në Facebook, Shahini thekson se hyrja dhe dalja nga shkolla do të bëhet vetëm sipas rregullave të distancimit social e fizik.

“Hyrja dhe dalja nga shkolla, VETËM sipas rregullave të distancimit social e fizik, të përcaktuara qartë nga Instituti i Shëndetit Publik”, shkruan ministrja.

Sipas komunikimit në video, nxënësit do të paraqiten në shkollë duke respektuar me përpikëri orarin e komunikuar nga mësuesi kujdestar i tyre.

Ndërkohë, gjatë momentit të hyrjes në shkollë, nxënësit do të vendosen në radhë një nga një, me largësi 2 metra, teksa personi përgjegjës i stafit të shkollës do të realizojë matjen e temperaturës më termometër digjital, do të spërkasë duart me alkool ose dezinfektantë etj.

Gjithashtu, dalja nga ambientet e shkollës do të bëhet sipas rregullave të distancimit social dhe fizik, nën mbikëqyrjen e mësuesve kujdestarë dhe punonjësve të tjerë të shkollës.

https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/2664713167119113/

Të fundit