Flash News

KRYESORE

Video/ Vjen spoti elektoral i Eduart Ndocaj, i mbushur me gabime gramatikore dhe sfond të kopjuar

Video/ Vjen spoti elektoral i Eduart Ndocaj, i mbushur me gabime gramatikore dhe

Partia PBDKSH, e cila drejtohet nga ish deputeti i PS-së Eduart Ndocaj, ka publikuar sot spotin elektoral.

"Ta bëjmë Shqipërinë si Amerika”, është motoja e kësaj partie, por  nëse e shikoni me vëmendje në këtë video nuk mungojnë gabimet gramatikore. Në dy fjalë të përdorura ‘fëmijë’ dhe ‘vjetër’ duket se në fund të fjalëve mungojnë disa gërma. 

Mesa duket partia e Ndocajt nuk i ka kushtuar aq shumë vëmendje gabimeve gramatikore kur ka realizuar spotin, por që në fakt gabimet janë të rënda dhe bien në sy menjëherë.

Ndërkohë që edhe gjithë sfondi i videos së montuar është i kopjuar nga reklamat të ndryshme që për fat të keq transmetohen në kanale shqiptare, duke e bërë akoma më skandaloze si spot për ta përdorur për të kërkuar votat e qytetarëve shqiptarë.

 

 

Të fundit