Flash News

KRYESORE

Video/ Vrasja në Bularat, flet mes lotësh nëna e Kostandinos Kaçifas: Pse e vranë fëmijën tim, ishte i gëzuar për festimet

Video/ Vrasja në Bularat, flet mes lotësh nëna e Kostandinos

Reagon për herë të parë nëna e Kostandinos Kaçifas, minoritarit nga Bularati, i cili u qëllua për vdekje nga RENEA, pas shkëmbimit dje me armë zjarri me policinë.

Mes lotësh dhe në gjendje të rënduar emocionale, e ëma e viktimës u prononcua për medien greke "Protothema" ku shprehet: Pse e vranë djalin tim? Ai kishte gëzim të dekoronte shkollën për festimet e 28 tetorit që nderonte dëshmorët. Nuk e donin minoritetin shqiptarët. Nuk e dua më jetën pa djalin tim pa shpirtin tim”, u shpreh nëna e 35-vjeçarit e cila më pas e ndërpreu bisedën telefonike, për shkak të gjendjes së saj.

Sipas mediave greke, ajo nuk e kishte idenë se ç’po ndodhte kur policia shqiptare i hyri në shtëpi dhe filloi të bëjë kontroll të hollësishëm.

Të fundit