Flash News

KRYESORE

VIDEO: Xhaka rrezikon shiritin, acaron tifozët me gjestet e tij

VIDEO: Xhaka rrezikon shiritin, acaron tifozët me gjestet e tij
Granit Xhaka është kapiteni i Arsenalit, por nuk sillet si i tillë. Sot ai ka vulosur prishjen e marrëdhënies së tij me tifozët. Mesfushori me origjinë shqiptare është fërshëllyer nga tifozët londinezë, kur po zëvendësoj gjatë ndeshjes me Crystal Palace. Xhaka dëgjoi ofendimet e tifozëve dhe u inatos aq shumë, saqë doli me ngadalë nga fusha dhe gjatë kohës që po shkonte drejt trajnerit Unai Emery iu është drejtuar tiifozëve me fjalët "fuck off" (pirdhuni), duke bërë dhe shenjën me duar që nuk i dëgjon mirë tifozët dhe se nuk e ka problem nëse i dëgjon akoma edhe më shumë. Kjo situatë me siguri që do të komentohet shumë në media, sepse Xhaka mban shiritin e kapitenit dhe duhet të jetë lider në fushë dhe një idhull për tifozët.

Të fundit