Flash News

KRYESORE

Video/ Xhamadani vija-vija mërzit zviceranët: Të ikin të huajt

Video/ Xhamadani vija-vija mërzit zviceranët: Të ikin të

Një grup ushtarësh zvicerano-shqiptarë kanë shkaktuar debat në Zvicër. dhe kjo për shkak të këngës, "Xhamadani vija-vija", e cila po këndohej nga ata ndërsa po udhëtonin me makinë. Këto momente të hareshme, ushtarët zvicerano-shqiptarë i filmuan dhe i ndanë në internet.

Gazeta zvicerane "20minuten" më pas e publikoi në faqen e saj dhe bëri në artikull.

Por komentet nga lexuesit ishin të shumta. Shumë prej tyre shprehën pakënaqësinë për këtë gjë, pasi ata nuk duan që në ushtri të ketë ushtarë që përqafojnë simbole të tjera, veç atyre helvetike.

Jo të paktë ishin ata që bënë thirrje që të huajt të largohen.

Për "20minuten" kjo këngë është himni i Shqipërisë së Madhe.

Kurse zëdhënësi i ushtrisë së Zvicrës, Daniel Rist, ka një tjetër qasje. "Nuk kam dijeni për rastin konkret. Por nuk shoh ndonjë problem. Në këtë mënyrë joformale dhe në automobil të mbyllur, kjo nuk na pengon”, tha Rist.

Të fundit