Flash News

KRYESORE

Video/ "Z.Kryeministër çfarë dreqin po ndodh", blogerja i kërkon llogari Ramës për ndërtimin e hidrocentraleve

Video/ "Z.Kryeministër çfarë dreqin po ndodh",

Në Kanionet e Holtës, një nga vendet më të bukura në Shqipëri; i vizituar shumë së fundmi nga turistët, do të ndërtohet një hidrocentral. Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës ka miratuar lejen e ndërtimit të Hidrocentralit në Kanionin e Holtës nga kompania private “ERA HYDRO shpk”.

Punimet për momentin janë pezulluar për shkak të ankesave të banorëve të cilët janë shprehur kundër këtij vendimi.

Ministrat Belinda Balluku dhe Blendi Klosi njoftuan për këtë vendim banorët që kundërshtuan projektin dhe kërkojnë  anulimin e tij.

Por gjatë një dëgjese publike ministrja e Infrastrukturës nuk përmendi fjalën anulim.

Banori: E dua shqip llafin. Do ta bësh apo anulosh. Po e anulove do hysh në histori"

Balluku: Këtu janë pezulluar punimet

Ndërkohë shumë e indinjuar për këtë vendim është shprehur dhe "Artes", një vajzë e re, e cila poston video çdo javë (personale dhe promovuese për vendin e saj).

Në videon e radhës, Artes Ferruni (kreatore videosh dhe blogere) i ka bërë thirrje kryeministrit të Shqipërisë, duke i kërkuar llogari Edi Ramës se çfarë dreqin po bën me kanionin e Holtës.

"Mendoj që kemi një detyre morale për të ngritur zërin për çështje që na duken të padrejta, në këtë rast për të mbrojtur pasurinë natyrore të vendit tonë.  Anglishtja është përdorur me shpresën që ndoshta mund të ketë edhe një sensibilitet të komunitetit ndërkombëtar," shkruan blogerja krahas videos.

Shihni videon e saj më poshtë:

Të fundit