Flash News

KRYESORE

Video/ Zaho nuk e le Ramën të flasë, i heq mikrofonin gazetares

Mbrëmë kryeministri Rama bashkë me bashkëshorten Lindën dhe me Zahon e vogël kanë qenë në Butrint krah Nicola Sarcozy-së në shkallët e amfiteatrit të Butrintit, ku u mbajt live dhe koncerti live i Carla Bruni-t.

Pas përfundimit të koncertit, një prej gazetareve të televizionit “Klan” iu afrua kryeministrit Rama, për t’i marrë atij një përshtypje mbi koncertin, mirëpo Zaho si duket është lodhur nga kamerat dhe vëmendja e gazetarëve dhe ka dashur të shijojë të atin për vetë.

Siç tregohet edhe në kronikën e lajmeve të “Klan”, teksa i ati përpiqet të flasë, Zaho ia rrëmben gazetares mikrofonin nga dora duke e ndërprerë kështu intervistën e të atit.

Shikoni videon pas minutës 20:

Të fundit