Flash News

KRYESORE

Video/ Zakoni i çuditshëm i Kim Jong Un; lideri i Koresë lëviz me makinë, 12 truprojat e ndjekin me vrap

Video/ Zakoni i çuditshëm i Kim Jong Un; lideri i Koresë
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un në vizitën e tij hisorike pas më shumë se 10 vitesh në Korenë e Jugut, ka habitur me zakonet e tij. Një video e publikuar nga CNN, pas takimit të parë me Presidentin koreano-jugor, Moon Jae-in, lideri i Veriut lëvizi me makinë, ndërsa 12 truprojat e shoqëruan me vrap. Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un kaloi kufirin e vendit të tij me Korenë e Jugut për samitin e parë brenda Koresë, ku do të diskutojnë programin bërthamor të Veriut dhe paqen në gadishullin. Ajo që ra në sy ishte fakti se para fillimit të takimit, Moon ka ecur dorë për dore në Korenë e Veriut përpara se të kalojë në pjesën Jugore. Të dyja vendet po kërkojnë t’i japin fund konfliktit të tyre të gjatë dhjetëvjeçar dhe të lehtësojnë tensionet mbi programin e armëve bërthamore të Veriut. Ndërsa shtrëngonte duart, Moon i tha Kim, “Unë jam i lumtur që ju takoj”.  

Të fundit