Flash News

KRYESORE

Video/ Zbulohet një laborator droge në Fier, çfarë gjeti policia në brendësi, në kërkim pronari

Video/ Zbulohet një laborator droge në Fier, çfarë gjeti

Policia zbulon një laborator në ndërtim e sipër, i cili dyshohet se do të përdorej për kultivim të bimëve narkotike.

Në këtë operacion u sekuestrua edhe një mjet lundrues me gjatësi rreth 12 metra, i dyshuar për transport lëndësh narkotike.

Laboratori u zbulua në fshatin Mbrostar në Fier, në tokat në pronësi të Vladimir Çilotaj (Shpërdheja), 50 vjeç, banues në Patos, i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.

Magazina ka një sipërfaqe prej 480 metra katror dhe brenda saj ishte montuar laboratori me një sipërfaqe prej rreth 300 metra katror.

Në vijimësi të kontrolleve të ushtruara, në afërsi të fshatit Seman u gjet një mjet lundrues 12 metra i gjatë me 2 motorë nga 250 KF.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e pronarit të mjetit lundrues.

Grupi hetimor po punon për ndalimin e pronarit të magazinës, Vladimir Çilotaj (Shpërdheja) dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes apo personave të tjerë të implikuar.

Të fundit