Flash News

KRYESORE

Video/ Zëvendësi i Veliajt: Protestuesit që goditën policinë janë ‘shpellarë’

Video/ Zëvendësi i Veliajt: Protestuesit që goditën

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka ripërmendur fjalën ‘shpellar’, e përdorur nga Veliaj për disa banorë të ‘Unazës së Re’. I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Mazniku pohiu se protestuesitqë goditën policinë meritojnë të quhen më këtë term.

Mazniku tha se atë etiketim e meritojnë të gjithë ata persona që kanë goditur mbi Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit.

“Ata që kanë shkuar aty për ti yshtur, që kanë ardhur tek dera e Bashkisë dhe kanë goditur policët bashkiak dhe sigurisht ata që sot kanë goditur policët e meritojnë plotësisht atë fjalë. Ai që ka ngritur dorën sot kundër policëve dhe asaj vajze që sot është pa gishta, e meriton atë fjalë kokë për kokë. Ata persona të veshur politikisht dhe që erdhën dhe goditën policët e Bashkisë të cilën nuk u përgjigjën e meritojnë plotësisht atë term”, u shreh Mazniku.

Kontestimet e qytetarëve detyruan Veliajn të tërhiqej, duke u justifikuar se deklaratat e tij ishin për disa përfaësues të Partisë Demoratike.

https://www.youtube.com/watch?v=PLGtaiaUO3s

Të fundit