Flash News

KRYESORE

Video/ Zjarr i madh te Gjiri i Lalzit, digjen disa makina

Video/ Zjarr i madh te Gjiri i Lalzit, digjen disa makina
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e kësaj të diele zonën e Gjirit të Lalzit. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije për “DurrësLajm”, se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me shkurre e ferra. Sipas të njëjtave burime, nga zjarri kanë mbetur të djegura gjithashtu edhe 4 automjete. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve. Ndërkohë nuk dihet ende se cilat janë shkaqet e rënies së zjarrit.

Më poshtë mund të ndiqni edhe pamjet e situatës aktuale në zonën ku ka rënë zjarri, të nisura nga personat e pranishëm në vendngjarje.

Të fundit