Flash News

KRYESORE

Video/ Zyrtarja amerikane bën historinë, voton në Senat me beben 10-ditëshe në prehër

Video/ Zyrtarja amerikane bën historinë, voton në Senat me beben

Senatorja amerikane Tammy Duckëorth dhe foshnja e saj e sapolindur kanë bërë dje historinë. Zyrtarja, e cila lëviz vetëm me karrige me rrota, pasi humbi këmbët gjatë një operacioni në Irak, është shfaqur me vajzën e saj të porsalindur në prehër, duke hyrë në ambientet e Senatit të votuar bashkë me kolegët e tjerë, kundër personit të zgjedhur nga Donald Trump për të drejtuar NASA-n.

Gjeti i senatores ka shënuar një moment të rëndësishëm për ligjvënësit, një ditë pasi Senati kaloi pa kundërshtim një rezolutë që u lejon senatorëve të sjellin fëmijët e tyre nën një vit në sallë.

Duke mbajtur vajzën e saj Maile në prehër, senatorja u shfaq për herë të parë që nga lindja për të votuar. Senati konfirmoi rezultatin e votimi kundër Bridenstine në raportin 50-49.

Të fundit