Flash News

KRYESORE

Video/Benevento shtang Milanin, momenti kur portieri hero shënon në minutën e '95

Video/Benevento shtang Milanin, momenti kur portieri hero shënon në

Benevento, skuadra e fundit në Seria A i ka prishur festënMilanit, duke mbajtur barazimin 2-2,  nga një gol i shënuar në kohën shtesë, në minutën e 95.

Golin për skuadrën e Memushajt e ka shënuar portieri i Beneventos Alberto Brignoli, i cili ka lënë portën e tij pasi skuadra mori një goditje dënimi dhe ai shkoi të provojë fatin në portën e kundërshtarëve.

Brignoli, shënoi me kokë dhe u kthye në heroin e ndeshjes për skuadrën e vogël e cila u ngjit

për herë të parë në Seria A këtë vit. Benevento mori pikën e parë në këtë ndeshje pas 14 humbjesh radhazi dhe për këtë protagonist ishte portieri Brignoli.

 

Të fundit