Flash News

KRYESORE

Video/“Denoncimi”: Gjimnazistët e Gramshit lanë sot mësimin dhe mbushën me detyrim katër autobuza për të shkuar në mitingun e PS-së

Video/“Denoncimi”: Gjimnazistët e Gramshit lanë sot

 

Një tjetër denoncim ka ardhur në adresën e ish-kryeministrit Sali Berisha ku një qytetar i tregon sesi gjimazistët e Gramshit kanë lënë mësimin të detyruar për të shkuar në mitingun e organizuar nga Edi Rama.

"Doktor Dua të njoftoj se sot në Gramsh kanë lënë mësimin dhe janë nisur me detyrim 4 autobuza me nxënësit e klasave të 10,11 dhe 12 në takimin që do të bëhet sot në Elbasan me Edi Ramën po ju nis dhe videon”-shkruan qytetari.

Statusi i plotë:

Në pranverën e braktisjes së madhe, nga Gramshi në Elbasan në takim me detyrim me Edvin Kristaq Ramën!

Të dashur miq, gjimnazistët e Gramshit lanë sot mësimin dhe mbushin me detyrim katër autobuza për të dëgjuar në Elbasan mashtrimet e reja, me të cilat Nastradin Rama, njeriu që trefishoi tarifat e universiteteve, zëvendëson mashtrimet e tij të vjetra.

Ai në takim deklaron se shumë kemi bërë por kemi dhe shumë për të bërë, çka do të thotë shumë kemi mashtruar por 

kemi edhe më shumë për të gënjyer!

Më poshtë keni mesazhin dhe videon e gjimnazistit dixhital. sb

"Doktor Dua të njoftoj se sot në Gramsh kanë lënë mësimin dhe janë nisur me detyrim 4 autobuza me nxënësit e klasave të 10,11 dhe 12 në takimin që do të bëhet sot në Elbasan me Edi Ramën po ju nis dhe videon."

 

Të fundit