Flash News

KRYESORE

Videoja e kryebashkiakut/ Zv.ministrja e Brendshme i kërkon Hoxhës që të paraqitet në polici

Videoja e kryebashkiakut/ Zv.ministrja e Brendshme i kërkon Hoxhës

Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda i kërkoi gazetarit Artan Hoxha që të shkojë në Policinë e Shtetit, pas denoncimit të këtij të fundit se për videon që ai publikoi, ku paraqitet kryebashkiaku i Bulqizës duke konsumuar drogë, ka pasur kërcënime me jetë për disa persona.

Më herët, gazetari i bëri thirrje policisë së Tiranës dhe Dibrës që të ketë kujdesen për disa persona, të cilët kanë kërcënuar njerëz dhe familje që videoja në fjalë të mos publikohej.

Voda në Abc news i kërkoi gazetarit që të japë sqarimet e tij se çfarë di për këto kërcënime në departamentin përkatës së policisë së shtetit.

“Sigurisht që kur bëhen paralajmërime të tilla askush nuk mund të qëndrojë indiferent. Zoti Hoxha duhet të ketë besim te Policia e Shtetit dhe duhet të paraqitet personalisht para departamentit përkatës dhe duhet të japë sqarime të hollësishme për ato që di për kërcënimet.

Se ndryshe jemi në moskallëzim krimi pastaj. Unë i bëj thirrje që të paraqitet para Policisë së Shtetit. Vetëm kështu ne mund të ndihmojmë policinë e shtetit. Ky është mesazhi që unë jap për zotin Hoxha por edhe për të gjithë kryebashkiakët”, u shpreh Voda.

Të fundit