Flash News

KRYESORE

Videoja krahasuese që po bëhet virale në rrjet: Rama 22 vjet në pushtet, Fatmiri 22 vjeç refugjat

Videoja krahasuese që po bëhet virale në rrjet: Rama 22 vjet

Në rrjetet sociale është bërë virale një video, ku krahasohet karriera e kryeministrit Rama që në kohën kur është futur në politikë, me jetën e një personazhi të quajtur Fatmir.

Kur Edi Rama nisi karrierën politike, fillimisht si ministër, Fatmiri sapo kishte ardhur në jetë. Ndërkohë që sot, Rama bën 22 vite në pushtet, ndërsa Fatmiri është 22 vjet. Sot Rama kërkon mandatin e tretë qeverisës radhazi, ndërsa Fatmir është në kërkim të një fati më të mirë jashtë vendit.

Ky krahasim bëhet për shkak të faktit se gjatë Qeverisjes "Rama" ka patur një numër të madh të larguarish nga vendi dhe Shqipëria kryeson për azilkërkues në BE.

“Pas 22 vitesh, ka ardhur koha që të ikë Rama e të rrijë Fatmiri” thuhet në video.

[video width="320" height="180" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/09/WhatsApp-Video-2020-09-07-at-18.32.53-1-1.mp4"][/video]

Të fundit