Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Videomesazh apo spot elektoral? Surprizon Basha: Të vendosim në punë potencialet e Shqipërisë
Lideri demokrat Lulzim Basha ka shpërndarë në adresën e tij në Facebook një video me një mesazh kushtuar Shqipërisë.
Aty thekson se është koha që së bashku me qytetarët t’i vënë në jetë potencialet që zotërojnë.
Në video shfaqen peizazhe të zgjedhura nga bukuritë shqiptare dhe qytetarë të vendit. Në dukje e gjitha ngjan me një spot elektoral, ashtu siç paraqiten kandidatët në prag të zgjedhjeve elektorale. Madje edhe mesazhi i liderit vjen në fund.
‘Shqipëria ime! Ka ardhur koha të nxjerrësh në dritë potencialin e jashtëzakonshëm që ke. Megjithë sfidat që kemi përpara, i yni është një vend mahnitës, me njerëz të talentuar dhe plot potenciale të jashtëzakonshme’-thotë lideri demokrat në përfundim të videos.
Disa ditë më parë Basha kërkoi zgjedhje të parakohshme, pas vendimit negative të samitit të BE për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë. Lideri demokrat akuzoi kryeministrin Rama si përgjegjës të vetëm për këtë vendim.