Flash News

KRYESORE

Videomesazhi i Ramës: Bashkë do ta përballojmë këtë pabesi të natyrës

Videomesazhi i Ramës: Bashkë do ta përballojmë

Kryeministri Edi Rama ka postuar një videomesazh si formë solidarizimi për shqiptarët, pas tërmeteve të fuqishme që po godasin vendin.

Rama tha se janë nxjerrë 41 persona nga gërmadhat, ndërsa shumë shtete kanë shprehur gatishmërinë duke sjellë ndihma në Shqipëri.

Po ashtu kryeministri u ka përcjellë ngushëllime familjeve që humbën të afërmit e tyre.

 “Dua t’u përcjell ngushëllimet e mia familjarëve dhe dua t’i siguroj familjarët e tjerë se do të bëjmë te pamunduren deri në fund që të shpëtojmë gjithçka çdo person që merr frymë apo jo poshtë rrënojave. 41 persona janë nxjerrë gjallë nga rrënojat. Kanë mbërritur të parat trupat e Kosovës, me porosi të presidentit Thaçi. Ku më ka shprehur solidaritet për këtë moment ku Shqipëria është goditur. Motra dhe vëllezër, kjo fatkeqësi kërkon kurajo të jashtëzakonshme. Së bashku do ta përballojmë edhe këtë pabesi të madhe të natyrës. Qeveria ka dalë në terren. Një fjalë e urtë të thotë; se çfarë nuk të vret të forcon. Kjo fjalë e madhe do të na bëjë më të madhe”, tha Rama

Të fundit