Flash News

KRYESORE

Video/Një protestë paqësore ashtu siç u premtua, edhe u zhvillua

Video/Një protestë paqësore ashtu siç u premtua, edhe u

Sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” opozita zhvilloi protestën, të cilën e kishte lajmëruar që pas shtyrjes së zgjedhjeve në Kavajë.

Ajo që prej mazhorancës pritej të ishte një protestë  e dhunshme nuk rezultoi të ishte e  tillë.

Për të dhënë mesazhin se protesta e opozitës do të ishte paqësore, lideri i PD Lulzim Basha ka bërë thirrje më parë që protestuesit të marrin me vete dhe fëmijët.

Ishte vetë Basha ai që mbante në duar dy vajzat e tij të vogla në rrugëtimin nga selia e PD dhe deri tek Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, e ndërsa thirrjes së liderit të opozitës i janë bashkuar edhe shumë protestues të tjerë.

 

 

 

Të fundit