Flash News

KRYESORE

VideoReportazh/ Në Prosek, katundin që Gerta Loku bëri të famshëm për tri ditë me thirrjen 'ejani në fshat!'

VideoReportazh/ Në Prosek, katundin që Gerta Loku bëri të

Alfred Lela

Gerta Lokun e mora në telefon të hënën, pasi stuhia e fjalimit të saj mbi Tiranë ishte tulatur më në fund. E kthjellët, por edhe e bezdisur nga zhurma e shpërpjestuar e fjalimit të saj. Kërkesës sime për intervistë i la të hapur një dritare në të ardhmen. "Kam patur shumë mediacitet" (një term i saj që mua mu duk kurioz sepse formonte një fjalë të re të padëgjuar, por që ishte korrkete gjithsese-duke të kujtuar publicitetin (pra procesin e reklamimit). Në fakt, e gjithë çka ndodhi pas fjalimit të saj ishte një rrugë me dy korsi të shpejta reklamë dhe anti-reklamë.

Ngulmoj pak duke i thënë se mund ta bëjmë intervistën në fermën e saj. Nuk është ndonjë gjë e madhe as ajo, ma kthen. "Bëhet fjalë për rreth 200 krerë dhi, dhe nuk e di a mund të quhet fermë".

Shkëmbejmë kortezitë e rastit dhe secili i kthehet 'fermës' së jetës së vet.

Dy ditë më vonë unë u nisa drejt Prosekut. Ndalova fillimisht në Rrëshen ku takova 'priftin urban' të graduar tashmë Ipeshëkv, Imzot Gjergj Metën. Biseda nuk mund ta shmangte Gertën dhe Gjergji më tregoi për disa shkëmbime nervoze që kishte patur me njerëz të jetës publike në Tiranë pas reagimeve të tyre. Ka një kompleks frojdian në ato reagime, sidomos ato të bëra nga femrat, më tha ipeshkvi katolik.

A ekziston Kristina, e pyes Gjergj Metën gjatë intervistës me të. Sigurisht, më thotë. Ndosha e gjej rrugës për në fshat, ia kthej.

U nisa për atje. Pjesa tjetër e rrugës, përshtypjeve dhe takimeve, është e dhënë në video-reportazhin e mëposhtëm.

(Shenim: Prosek është emri i fshatit më të madh apo 'lokalitetit' të dikurshëm. Fshati ku gjendet ferma e Rigerta Lokut quhet Rrushkull dhe ndodhet pak kilometra më larg.)

 

 

Të fundit