Flash News

KRYESORE

Video/Sot në qeli, më 12 janar Fran Frrokaj darkoi me Edi Ramën në Lezhë: Nuk ishte “darka e gabuar”

Video/Sot në qeli, më 12 janar Fran Frrokaj darkoi me Edi Ramën

Ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj është dhënë sot masa e arrestit me burg për shkak se akuzohet për tjetërsim pronash.

Frrokaj është nga të vetmit kryebashkiakë demokrat që ka ruajtur marrëdhënie të qeta me kryeministrin Edi Rama. Kjo edhe për shkak të fuqizimit të LSI-së në këtë qark.

Më 12 janar të këtij viti, ai dhe Rama kanë darkuar së bashku në një prej restoranteve të Lezhës. Kryeministri ndodhej në qytetin verior në kuadër të një turi takimesh, por atje u përball me dy protesta të qytetarëve. Një ditë më pas, në takimin me drejtuesit lokal, Frrokaj tha se kishte fuqinë t’i ndalonte këto protesta, por nuk e bëri sepse kërkesat e banorëve ishin të drejta.

Ai foli edhe për darkën me Ramën duke theksuar se ajo nuk ishte “darka e gabuar”. 

Të fundit