Flash News

KRYESORE

Vidhet bankomati në orët e para të mëngjesit, autorët largohen me një sasi të vogël parash

Vidhet bankomati në orët e para të mëngjesit, autorët

Një bankomat i një banke të nivelit të dytë është vjedhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë.

Sipas policisë, autorët kanë mundur të marrin vetëm një sasi të vogël parash.

“Në orët e para të mëngjesit, në Kavajë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur në një bankomat të një banke të nivelit të dytë, një sasi të vogël lekësh.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për identifikimin e autorëve, administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.

Policia ka shoqëruar disa persona për ti marrë në pyetje dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje”, sqaron policia.

Të fundit