Flash News

KRYESORE

Vidhet gjatë natës argjendaria e kunatit të Bashkim Finos, hera e dytë brenda një viti

Vidhet gjatë natës argjendaria e kunatit të Bashkim Finos, hera e

Ka rënë pre e vjedhjes një argjendari gjatë orëve të funditnë qytetin e Librazhdit. Sipas policisë, biznesi është vjedhur pa thyerje dhe është në pronësi të Skënder Xhanit, i cili është njëherësh kunati i deputetit të PS, Bashkim Fino.

“Gjatë natës, në qytetin e Librazhdit , është vjedhur pa thyerje një argjendari, në pronësi të shtetasit S.Xh., 64 vjeç, banues ne Librazhd. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, sqaron paraprakisht policia.

Kujtojmë se kjo argjendari është vjedhur edhe më herët gjatë 2019-ës.

Të fundit