Flash News

KRYESORE

Vidhet gjatë natës një bankë në Librazhd, pak ditë më parë autori u la i lirë pas një tjetër tentative  

Vidhet gjatë natës një bankë në Librazhd, pak ditë

Vidhet gjatë natës filiali i një banke të nivelit të dytë në Librazhd. Autorët kanë mundur të marrin një sasi parash (ende nuk është saktësuar shuma), si dhe disa dosje.

Pak orë pas ngjarjes policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe ka mundur të kapë vetëm njërin prej tyre. Bëhet fjalë për Nuredin Sulajn, i cili njihet si një person me precedentë të mëparshëm penalë. Madje, pak ditë më parë ai u identifikua si personi që ka thyer xhamin e një tjetër banke, por siç duket policia sërish e ka lënë të lirë, duke u bërë shkak për vjedhjen e mbrëmshme.

Sula njihet në zonë edhe si përdorues droge. Policia po heton rrethanat dhe është vënë në kërkim të personave të tjerë që ishin pjesë e vjedhjes.  

 

Të fundit