Flash News

KRYESORE

“Vidhet shtëpia e Gjiknurit, autorët nxjerrin disa thasë, policia e mban të fshehtë ngjarjen”

“Vidhet shtëpia e Gjiknurit, autorët nxjerrin disa thasë,

Një nga shtëpitë e ministrit të afërt të Ramës, Damian Gjiknuri është vjedhur në orët e mesditës, sipas gazetës ‘Rilindja Demokratike’. Shtëpia gjendet në rrugën “Fortuzi” pas Ministrisë së Drejtësisë dhe është në katin e tretë të një pallati. Hajdutët kanë hyrë në banesë nga dritarja e banjos të banesës. Nuk dihet nëse banesa ka pasur njeri.

Sipas informacioneve të ‘RD’, në banesë ka familjarë të Gjiknurit. Ministri i Ramës e ka këtë apartament si një bazë të rëndësishme. Aty strehohet edhe nëna e tij.

Për këtë vjedhje nuk ka patur asnjë reagim dhe asnjë deklaratë nga policia. Policia ka preferuar heshtjen.

Kjo gazetë shkruan se qytetarët kanë parë të nxirren disa thasë të zinj nga banesa e ministrit. Policia ka mbërritur me vonesë në vendngjarje dhe nuk ka bërë transparencë mbi vjedhjen. Se çfarë ka pasur në ato thasë, askush nuk ka dhënë shpjegime, sepse asnjë nga thasët nuk është çarë që të ekspozoheshin ato që ishin vjedhur, por burime të sigurta për ‘RD’-në thotë se bëhet fjalë për vjedhje të një sasie të konsiderueshme të parave.

Policia konfirmon: U grabitën para në shtëpinë e nënës se ministrit Gjiknuri

Të fundit