Flash News

KRYESORE

Vidhnin banesat e braktisura nga tërmeti, arrestohen dy durrsakët; njëri i dënuar edhe më parë për vjedhje

Vidhnin banesat e braktisura nga tërmeti, arrestohen dy durrsakët;

Është kthyer në një fenomen shqetësues vjedhja e banesave të dëmtuara dhe të braktisura prej tërmetit të 26 nëntorit në Durrës.

Policia ka vënë në pranga dy persona, pasi u kapën duke vjedhur orendi në shtëpitë e braktisura nga banorët, pasi janë shpallur të pabanueshme.

“Në pranga ranë E. Ll., 30 vjeç, banues në Durrës dhe A. K., 47 vjeç, banues në lagjen nr 13 Durrës, i dënuar me parë për vjedhje.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë në kuadër të operacionit pasi nga veprimet e kryera rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin, kanë kryer vjedhje në disa banesa në lagjen nr 13 dhe në lagjen nr 17 në një kompleks banesash, banesa të pa banuara pasi janë dëmtuar nga tërmeti, ku kanë marrë orendi shtëpiake, dyer e dritare dhe sende të tjera me vlerë”, njofton policia.

Të fundit