Flash News

KRYESORE

Vidhnin rërën e plazhit me bidona, arrestohen turistët francezë

Vidhnin rërën e plazhit me bidona, arrestohen turistët

Një çift turistësh francezë që po pushonin në brigjet e Sardenjës, janë arrestuar sepse në bagazhin e makinës u është gjetur një sasi e madhe rëre.

Turistët francezë u arrestuan nga Guardia di Finanza Tenenza pasi zbuluan 14 shishe plastike të mbushura me rërën e imët të dunave.

Sipas një ligji ligji të hyrë në fuqi në vitin 2017, në Sardenjë tregtia e rërës dhe guaskave është e jashtëligjshme.

Francezët rrezikojnë për këtë akt deri në 6 vite burgim ose gjobë 3000 euro. Ata u justifikuan se donin ta merrnin rërën në shtëpi si “suvenir” dhe se nuk e dinin që po kryenin një shkelje.

Mirëpo sasia prej 40 km e rërës, e futur në14 shishe plastike i ka tradhëtuar pretendimet e tyre.

Rëra e bardhë e plazheve në Sardenjë konsiderohet si një e mirë publike dhe si e tillë është rreptësisht e ndaluar nxjerrja e saj jashtë ishullit. Për vite me radhë vendasit janë ankuar për vjedhjen e aseteve natyrore, përfshi edhe rërën.

Në vitin 1994, autoritetet vendore kufizuan aksesin në plazhin e famshëm rozë në ishullin Budeli, në verilindje të Sardenjës, pasi rëra e çmuar po pakësohej çdo vit.

Turistët, kryesisht europianë, e marrin atë me shishe plastike për ta shitur më pas në ankande të organizuara online.

Vjedhja e rërës kohët e fundit ka marrë përmasa alarmante. Agjentet e sigurisë në aeroportin e Cagliari-tkane sekstruar vetëm muajin e fundit më shumë se 200 kg rërë, vjedhur në plazhin e Arutas, në provincën e Oristano.

Të fundit