Flash News

KRYESORE

Vidhte orendi shtëpiake nëpër banesa, arrestohet “skifteri” nga Elbasani

Vidhte orendi shtëpiake nëpër banesa, arrestohet

Një 31-vjeçar nga Elbasani është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi kishte kryer vjedhje në disa banesa të qytetit.

Shtetasi Samir Hida, banues në lagjen "11 Nëntori", u kap në flagrancë duke vjedhur orendi shtëpiake në banesën e shtetasit A.Q, ku kishte marrë një televizor, një fshesë korenti, një sobë dhe një karrocë dore.

Nga veprimet e kryera  në Komisariatin e Policisë Elbasan, dyshohet  se ky shtetas është edhe autor i katër  vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë dhe konkretisht:

-Në lagjen "Brigada 17 Sulmuese",  Elbasan,  ka vjedhur banesën e shtetases M.S, ku ka marrë rreth 1700 euro.

-Në lagjen " Brigada 17 Sulmuese",  ka vjedhur kasetofonin e mjetit tip "Audi" në pronësi  të shtetasit S.S.

-Në lagjen “Partiazani”, Elbasan ka vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit A.Ç,  ku ka marrë një televizor plazma dhe kasën fiskale.

-Në lagjen "Aqif Pasha",  Elbasan ka vjedhur disa  matëse të ujit në një pallat.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një pjesë të sendeve të vjedhura nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Të fundit