Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Vija e kombinuar”, zgjidhja e re që propozonte Artur Meçollari për marrëveshjen me Greqinë
Athina pretendon se ka arritur një marrëveshje me qeverinë e Tiranës për marrëveshjen e re të detit midis dy vendeve. Ndërkohë, Ministria e Jashtme ka kërkuar së fundmi nga presidenti Ilir Meta plotfuqinë e zhvillimit të këtyre negociatave, ndonëse zyrtarët e vendit fqinj e konsiderojnë këtë një çështje të mbyllur.
Nga pala shqiptare nuk ka asnjë informacion se çfarë metode është përzgjedhur për delimitimin e detit territorial, por një koment i Artur Meçollarit, përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes në delegacionin shqiptar, mund ta na japë një ide se çfarë është diskutuar në Kretë dhe në Korçë.
Meçollari, i cili u akuzua sot nga Sali Berisha për spiunazh në favor të grekëve, ka publikuar më 16 prill të 2017-ës, një koment të gjatë te ‘Voal’, me rastin e gjashtë vjetorit të anulimit të marrëveshjes së parë detare Shqipëri-Greqi, nga Gjykata Kushtetuese, më 15 prill të 2010-ës.
Ai tregon konceptin e tij se si duhet të delimitohet deti territorial mes dy vendeve dhe ai zgjedh vijën e kombinuar, jo atë të mesit apo të baraslargësisë.
“Për shkak të konfiguracionit gjeografik, vija delimituese midis Shqipërisë dhe Greqisë do të jetë një vijë e kombinuar, vijë me distanca të barabarta në Gjirin e Ftelias, vijë e mesit në Kanalin e Korfuzit dhe përsëri vijë me distanca të barabarta në Jonin Verior. Në të tria rastet vija delimituese duhet të jetë tërësia e pikave të barazlarguara nga vija bazë”, shkruan ndër të tjera Meçollari.
Më tej, ish-zv/komandanti i Flotës Detare rendit pesë arsye përse negociatat me Greqinë janë komplekse.
Pjesë nga shkrimi i Artur Meçollarit:
Delimitimi i detit territorial përfaqëson vijën e mesit për shtete përballë dhe vijën me distanca të barabarta për shtetet në krah, për të dyja rastet vijë e barazlarguar nga vijat bazë. Për shkak të konfiguracionit gjeografik, vija delimituese midis Shqipërisë dhe Greqisë do të jetë një vijë e kombinuar, vijë me distanca të barabarta në Gjirin e Ftelias, vijë e mesit në Kanalin e Korfuzit dhe përsëri vijë me distanca të barabarta në Jonin Verior. Në të tria rastet vija delimituese duhet të jetë tërësia e pikave të barazlarguara nga vija bazë. Pra, gabimet në përcaktimin e vijave bazë të dy shteteve rrjedhimisht do të shkaktojnë zhvendosje të vijës delimituese.
Mbyllja e gjireve apo të thelluarave në tokë, pavarësisht se mund të plotësojnë kërkesat e nenit 7 dhe 10 të UNCLOS 1982, sipas nenit 16 duhet të jetë e shpallur nga legjislacioni kombëtar. Greqia nuk ka shpallur me ligj mbylljen me vijë të drejtë bazë të Gjirit të Korfuzit, edhe pse i plotëson këto kërkesa, ndërsa Shqipëria ka mbyllur me vijë të drejtë bazë Gjirin e Sarandës dhe Gjirin e Borshit qysh nga viti 1976. Por mbas fillimit të negociatave me Greqinë, Shqipëria me Ligjin Nr. 9861 shfuqizoi vijën e drejtë bazë, duke i lënë këto dy gjire të hapura, edhe pse qysh nga viti 1976 nuk ishin kontestuar nga Greqia. Për shkak të mbylljes së Gjirit të Korfuzit dhe lënies së hapur të Gjirit të Sarandës në këtë marrëveshje vetëm në Kanalin e Korfuzit, Shqipëria ka humbur një sipërfaqe detare prej 34,81 km2 (Gjiri i Korfuzit 16,36 km2 dhe Gjiri i Sarandës 18,45 km2), si dhe kontrollin e pjesës veriore të tij.
Hapësirave detare për shkak të statusit të tyre juridik kanë metodologji të ndryshme delimitimi. Marrëveshja detare me Greqinë ka aplikuar të njëjtën metodologji delimitimi, si për detin territorial, edhe për zonën ekonomike ekskluzive dhe shelfin kontinental, vijës me distanca të barazlarguara. Neni 15 i UNCLOS 1982 parashikon që delimitimi i detit territorial bëhet sipas parimit të barazlargësisë, por në raste të veçanta kjo mund të modifikohet.
Hapësirave detare për shkak të statusit të tyre juridik kanë metodologji të ndryshme delimitimi. Marrëveshja detare me Greqinë ka aplikuar të njëjtën metodologji delimitimi, si për detin territorial, edhe për zonën ekonomike ekskluzive dhe shelfin kontinental, vijës me distanca të barazlarguara. Neni 15 i UNCLOS 1982 parashikon që delimitimi i detit territorial bëhet sipas parimit të barazlargësisë, por në raste të veçanta kjo mund të modifikohet. Me raste të veçanta ky nen nënkupton hapësirat detare me “ndonjë titull historik ose rrethana të tjera të veçanta”. Asnjëri prej dy shteteve nuk ka shpallur hapësira detare me titull historik, por prezenca e shkëmbinjve, si rasti i shkëmbinjve Sepra, Peristeri dhe Barketa janë raste të cilat duhet të negociohen si rrethana të veçanta dhe që mund të modifikojnë vijën delimituese me distanca të barazlarguara drejt një zgjidhjeje të barabartë.
Delimitimi i zonës ekonomike ekskluzive (Neni 74) dhe shelfit kontinental (neni 83) nuk realizohet sipas vijës me distanca të barazlarguara, por duhet të bëhet “në mënyrë që të arrihen zgjidhje të barabarta”. Marrëveshja detare me Greqinë, ashtu sikurse shprehet edhe Gjykata Kushtetuese lidhur me delimitimin e këtyre dy zonave konstaton “se zbatimi vetëm i parimit të barazlargësisë strikte… është në kundërshtim me standardet ndërkombëtare si dhe me detyrimet që burojnë nga neni 3 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”. Marrëveshja detare me Greqinë ka ndërtuar një vijë delimituese me distanca të barazlarguara për të tria hapësirat detare, duke mos bërë dallimet midis metodologjive të ndërtimit të tyre në vartësi të hapësirës që delimitohet. Greqia ka delimituar shelfin kontinental me Italinë me marrëveshjen e 24 majit 1977, duke aplikuar zgjidhjen e barabartë, pasi vija delimituese ka një modifikim prej 3% në zonën që ndikohet nga Ishulli i Othonoit me një përfitim të Italisë prej 28,39 milje2 (97,37 km2).
E ardhmja e marrëveshjes
Marrëveshjet detare nga praktika ndërkombëtare janë marrëveshje, që për nga natyra kërkojnë kohë të mjaftueshme dhe përpjekje të mëdha për t’u arritur. Kjo, pasi ato janë komplekse. Delimitimi i hapësirave detare me Greqinë është edhe më kompleks, pasi:
- Trashëgimia e marrëveshjeve kufitare midis dy shteteve ka qenë konfliktuale dhe Greqia ende nuk ka njohur kufirin tokësor me Shqipërinë, të përcaktuar në Protokollin e Venecias të vitit 1926.
- Legjislacioni kombëtar midis dy shteteve është i ndryshëm dhe në pjesë të veçanta të dyja shtetet delimitojnë hapësira detare me juridiksion të ndryshëm.
- Në përputhje me UNCLOS 1982, Greqia ka pretendime të tepruara detare për hapësirën ajrore, e cila përbën pengesë për negocim.
- Për shtetet në krah, marrëveshjet për zonat e ndryshme detare nuk mund të jenë të pavarura nga njëra-tjetra, por duhet të nisin me delimitimin e detit territorial dhe më pas të vijojnë me hapësirat e tjera, kjo pasi pika e fundit delimituese e detit territorial është pika e parë e zonës ekonomike ekskluzive dhe shelfit kontinental.
- Nga pikëpamja procedurale, marrëveshjet detare kërkojnë rregullime ligjore gjatë fazës së negocimit, proces i cili kërkon kohë.
Çdo lloj zgjidhjeje, e cila rezulton me një marrëveshje të re detare midis Shqipërisë dhe Greqisë, është në favor të Shqipërisë. Negocimi i një marrëveshjeje të re është zgjidhja më e mirë për nivelin e marrëdhënieve që dy vendet kanë. Përmirësimi i klimës për negocimin e kësaj marrëveshjeje do të dojë kohë, dhe koha është faktori më i mirë për një zgjidhje të drejtë. Nxitimi do të rrezikonte në një gabim të dytë, i cili tashmë do të ishte fatal. Kufiri i ngulur nuk ndryshon më.
Varianti i Taulant Ballës dhe Petro Koçit: Pse Berisha e akuzoi Artur Meçollarin
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38