Flash News

KRYESORE

Vijojnë akuzat në distancë/ Ahmetaj i përgjigjet Tabakut: Nuk ka koncesion

Vijojnë akuzat në distancë/ Ahmetaj i përgjigjet Tabakut:

Ministrit i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj i është përgjigjur deputetes së PD, Jorida Tabaku lidhur me sistemin e ri të monitorimit të transaksioneve të biznesit.

Tabaku deklaroi se koncesioni i sistemit të tatimeve është aferë korruptive, por ministri Ahmetaj i është përgjigjur duke thënë se nuk ka koncesion për këtë sistem të aplikuar.

Postimi i plotë i Ahmetajt:

Dje një duet i dobët përçartjeje publike, sot një solo për të ardhur keq. Eshtë e kotë t’ju përgjigjesh për çdo budallallëk! Nuk ka koncesion zonjë! Por si duket ju dhe partia juaj ia keni koncesionuar mendjen paditurisë.

Ne mbetemi të vendosur të cojmë përpara reformat, të vazhdojmë uljen e lehtësimin e mëtejshëm të ngarkesës fiskale për biznesin e qytetarët dhe të fokusojmë TË GJITHË VËMENDJEN TEK NJERËZIT e tek puna në shërbim të tyre.

Të fundit