Flash News

KRYESORE

Vijojnë bastet edhe pas vendimit, policia evidenton katër raste për 24 orë; në Korçë ‘kapen’ në flagrancë duke luajtur

Vijojnë bastet edhe pas vendimit, policia evidenton katër raste

Policia njofton se po vijon operacionet evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 4 raste dhe konkretisht në Korçë, në Tropojë, në Berat dhe në Sarandë.

7 shtetas janë proceduar penalisht për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 tavolina të përshtatura për lojëra fati, 5 njësi kompjuterike me 5 monitorë, pajisje elektronike, një tavolinë pokeri etj. të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.

Në Korçë, 4 shtetas janë proceduar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokal në lagjen Nr. 16 të qytetit u konstatuan duke luajtur lojëra fati.

Në Tropojë u procedua penalisht shtetasi A.H., 36 vjeç, pasi në lokalin e tij u konstatua një pajisje elektronike.

Në Sarandë është proceduar penalisht shtetasja L.Sh., 50 vjeçe pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit të saj, janë gjetur 5 njësi kompjuterike me monitorë, të cilat dyshohet se përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.

Në Berat u procedua penalisht shtetasi A.H., 32 vjeç, pasi në subjektin e tij u konstatua tavolinë pokeri.

 

 

Të fundit