Flash News

KRYESORE

Vijojnë konfliktet mes Mourinho-s dhe drejtuesve të United, portugezi kërkon të shesin sulmuesin

Vijojnë konfliktet mes Mourinho-s dhe drejtuesve të United, portugezi

Problemet mes Mourinho-s dhe Manchester United duket se nuk kanë të sosur.

Pas mosmarrëveshjeve për merkaton e verës dhe përplasjeve për Pogba-në, tani trajneri dhe drejtuesit janë vënë ballë për ballë për një tjetër futbollist.

Sipas mediave angleze, Mourinho i ka bërë kërkesën e radhës drejtorit ekzekutiv Ed Woodward për të shitur Anthony Martial përpara se të mbyllet merkato europiane në fundjavë.

Portugezi nuk mendon se Martial ka cilësitë e duhura për të vazhduar tek United dhe kërkon t’ia shesë klubit që do të ofrojë më shumë.

Paratë e fituara nga Martial ai pritet t’i investojë në merkaton e janarit. Or Woodward nuk është dakord me trajnerin dhe ai refuzon ta shesë Martial, dhe mund të ndërrojë mendje vetëm nëse vjen një ofertë marramendëse.

Të fundit