Flash News

KRYESORE

Vijojnë lëvizjet në televizionet shqiptare, Top Channel i merr një tjetër moderatore Vizon Plus-it

Vijojnë lëvizjet në televizionet shqiptare, Top Channel i merr

Largimet e gazetarëve nga një televizion në tjetrin kanë qenë të shumta gjatë këtyre ditëve. Tv Klan dhe Top Channel kanë qenë më aktivët në këtë ‘merkato’ ndërsa duket se firot më të mëdha i ka Vizion Plus.

Tashmë nga ky ekran u konfirmua largimi i programit ‘Apartamenti 2xl’ dhe moderatorit Turjan Hyskaj. Pak kohë më parë, ishte Agron Llakaj i cili u fotografua në një kafe së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi dhe kaq mjaftoi që të raportohej për një rikthim të Llakaj sërish në Top.

Ndërkohë, burime për Blitz.al tregojnë se në Top Channel do të ketë një lëvizje përsa i përket emisionit të pasdites. Juli Kristafi do të zëvendësohet me Anila Çelën, gazetares që prej vitesh e kemi parë në “Vizion Plus” dhe aktualisht drejton “Vizionin e Pasdites”.

Të fundit