Flash News

KRYESORE

Vijojnë negociatat në Itali, socialistët të hapur për të krijuar qeverinë me Lëvizjen 5 Yjet, por kanë 3 kushte

Vijojnë negociatat në Itali, socialistët të hapur për

Negociatat për krijimin e qeverisë së re në Itali janë duke vijuar me intensitet të lartë dhe në orët pasuese pritet të bëhet më e qartë nëse Partia Demokratike dhe Lëvizja 5 Yjet janë gati të hyjnë në koalicion.

Kryetari i dhomës së deputetëve Roberto Fico është kryenegociatori për arritjen e një marrëveshje politike midis palëve. Ai është takuar me një përfaqësi të socialistëve, të cilët kanë rënë dakord të ulen dhe të diskutojnë për një krijimin e një qeveri me populistët e Luigi Di Maio.

Gjithsesi, Partia Demokratike ka vendosur tre kushte të panegociueshme për Lëvizjen 5 Yjet, ato janë: Agjenda evropiane e qeverisë së re, ripërtëritja e demokracisë pa përfshirë populizmin dhe reforma në politikat e punës që respektojnë balancat e financave publike.

Ndërkohë, Di Maio e ka bërë të qartë se nuk mund të arrihet një marrëveshje me koalicionin e djathtë dhe Ligën e Veriut, duke lënë të hapur bashkëpunimin me PD-në.

Mbrëmjen e sotme dhe ditën e nesërme pritet të qartësohen pozicionet përfundimtare të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes 5 Yjet për mundësinë e krijimit të qeverisë 50 ditë pas zgjedhjeve parlamentare.

Të fundit