Flash News

KRYESORE

Vijojnë prej 15 javësh protestat e “jelekëve të verdhë”, përleshen me policinë

Vijojnë prej 15 javësh protestat e “jelekëve të

Gjatë protestave të “jelekëve të verdhë” që u mbajtën të shtunën në Francë, për të 15-ën javë me radhë, u arrestuan 44 persona. Në gjithë vendin dolën në rrugë rreth 46.600 protestues.

Protestat kanë filluar më 17 nëntor 2018, ku arsyeja ishte paralajmërimi i rritjes së çmimit të karburantit. Megjithatë, protestat u shndërruan në pakënaqësi të përgjithshme me politikat e presidentit francez, Emmanuel Macron.

Protestuesit u mblodhën në Champs-Elysees të Parisit duke marshuar drejt Sheshit Trocadero pranë kullës Eiffel. Gurëve dhe shisheve të protestuesve policia iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Gjatë protestave pati edhe trazira gjatë të cilave demonstruesit shkatërronin objekte, plaçkisnin dyqane, digjnin makina dhe kontejnerët e mbeturinave ndërsa policia u detyrua shpesh të përdorte forcën.

Të fundit