Flash News

KRYESORE

Vijojnë replikat, Erion Kristo për Mustafa Nanon: Disa morrakë guxojnë të bëjnë komente

Vijojnë replikat, Erion Kristo për Mustafa Nanon: Disa morrakë

Vijojnë komentet dhe replikat lidhur me librin e publikuar nga gazetari Mustafa Nano, ku pretendohet se nëna e Skënderbeut, Vjosava, ka prejardhje sllave. Gazetari Erion Kristo ka bërë një foto pranë bustit të heroit kombëtar dhe lëshon një replikë për Nanon: “Këtë figurë unikale të kombit tonë e vlerëson bota. Kurse ca morrakë guxojnë të bëjnë komente për të. Ky është Tabu. Ky është Kërthiza e kombit. Tek ai mund të mbështetemi pa frikë.”

Shumë studiues, historianë dhe gazetarë kanë replikuar dhe kanë sulmuar Nanon për tezat e tij, ndërsa ky i fundit në disa raste është përgjigjur me ashpërsi dhe madje deri në fyerje ndaj kritikëve.

Të fundit