Flash News

KRYESORE

Vijojnë replikat Rama-Basha për çështjen e detit, kryeministri: S’ta kam unë fajin që e firmose atë marrëveshje

Vijojnë replikat Rama-Basha për çështjen e detit,

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha, kanë vijuar më tej replikat për çështjen e shtrirjen territoriale detare të Greqisë.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Rama është shprehur se negociatat janë ndalur prej kohësh, që pas ndryshimit të qeverive në Greqi.

Reagimi i plotë:

“Negociatat Lulëzim janë ndalur prej kohësh,që pas ndryshimit të qeverive në Greqi! S’ka asnjë të re nga ai front, përveç dallgëve të ligësisë e padijes! Po ti mos bëj sikur nxehesh,se s’ta kam unë fajin kur bën sikur s’je ti që e firmose atë marrëveshjen e famshme që rrëzoi GJK!

Çfarë kanë qenë për të thënë janë thënë me kohë e me vakt, marrëveshje akoma s’ka, po ti dëgjo mua, gjej ndonjë temë tjetër për teatrin tënd, se me ata që i besojnë kësaj marrëzisë së detit do dalësh edhe më i lagur se në 2017! Ta kam thënë, këtë popull për budalla s’e bëni dot”, shkruan Rama.

Të fundit