Flash News

KRYESORE

Vijojnë rradhët e gjata në Kakavijë, qytetarët: Kemi 3 ditë që presim, nuk kthehemi mbrapsht

Vijojnë rradhët e gjata në Kakavijë, qytetarët: Kemi 3

Në pikën kufitare të Kakavijës kanë vijuar rradhët e gjata të qytetarëve që presin të kalojnë kufirin, teksa janë shporehur se kanë 3 ditë e dy netë që  presin.

Sipas raportimeve, pala greke lejon deri në 50 makina në tokën neutrale, dhe më pas pasi testohen këta persona futen të tjerë.

Njëri nga qytetarët thotë se ka qëndruar që në 7 të mëngjest dhe nëpërmjet Doganës së Kapshticës nuk kanë kaluar as 30 veta. Ai kërkon që tamponin mos e bëjë në laboratoret e licencuara por të vijnë autoritetet vetë që ta bëjnë në Kapshticë.

”Nuk jemi 300 vetë ne këtu të gjithë. S’kanë kaluar më shumë se 30 veta. S’mund të kalojnë 300 për 1 orë. Kemi bërë aplikacionin. E kemi bërë me e-albania që duhet të kalojmë. E kemi bërë që në 13, sot data 16. Këtu janë nga Tepelena, Vlora e Fieri. Nuk e lemë radhën, këtu të vijnë të na i bëjnë tamponin”, u shpreh një qytetar

Më tej një tjetër qytetar thotë se nuk do të largohet dhe i kërkon qeverisë që të marrë masat vetëm për të lejuar kalimin drejt Greqisë.

”Kam që në 8 këtu. S’na thanë asgjë për sot për shifra 300 vetë. Nuk largohemi. Duam të ikim se kemi dhe fëmijë të vegjël. Për 10 ditë fillojnë shkollat. Qeveria të marrë masat që të na lejojë të kalojmë.”- tha një tjetër emigrant i bllokuar në Kapshticë.

Ndërkohë qytetarët shprehen se askush nuk i ka informuar për rregullin e ri nga qeveria greke që hyn më 17 gusht, ku nuk do të lejohen më shumë se 750 persona të kalojnë kufirin.

Të fundit