Flash News

KRYESORE

Vijojnë të shtënat me armë zjarri në Vlorë, zhvendosen në një tjetër lagje

Vijojnë të shtënat me armë zjarri në Vlorë,

Vijojnë të dëgjohen të shtëna me armë në qytetin e Vlorës. Fillimisht u raportua për shkëmbim zjarri në lagjen “29 nëntori”, rreth orës 19:20, ku të përfshirë ishin disa persona, dhe ku fatmirësisht nuk pati të plagosur.

Pak minuta më parë është njoftuar se janë dëgjuar sërish të shtëna me armë në lagjen “Bishti i Kalldrëmit”. Edhe pse policia nuk ka dhënë informacione zyrtare, dyshohet se janë të njëjtët persona që kanë qëlluar edhe te “29 nëntori”.

Detaje të reja pritet të mësohen së shpejti.

Këto ngjarje ndodhin vetëm pak orë pas shpërthimit të një automjeti në qytet. Shtetasi Agron Alushaj, 48 vjeç, u plagos rënë në momentin kur automjeti me të cilin po udhëtonte u hodh në erë. Për momentin nuk mund të thuhet se ngjarjet kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Të fundit